Alaba i shumëkërkuar, por ai synon vetëm një skuadër

David Alaba nuk do të rinovojë me Bayern Munich, që ka vendosur ta mbajë mbrojtësin deri në fund të kontratës dhe më pas ai do të largohet me parametra zero.

 

Kërkesat ekonomike të menaxherit të austtakut kanë qenë shumë të larta, madje në një prej takimeve nuk kanë munguar edhe debatet mes Pino Zahavi dhe Hasan Salihamidzic.

 

Alaba gjatë kësaj periudhe ka pasur propozime të ndryshme dhe janë pesë klube që kanë kërkuar informacion në lidhje me transferimin e tij në janar ose në verë.

Advertisement

 

Vetë mbrojtësi i kampionëve të Europës e ka një dëshirë. Ai synon të transferohet te spanjollët e Real Madrid, sikurse shkruan gazetari Fabrizio Romano, në verë si lojtar i lirë

 

 

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like