“Akuzohej për korrupsion”, djali i Nikolla Kljusevit hap ambullant në qendër të Shkupit

Ludmill Kljusev, djali i Kryeministrit të parë të Maqedonisë, Nikola Kljusevi, i dënuar më parë me 2 vjet e dy muaj burg për shpërndarje të paligjshme të barnave për pacientë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  është kthyer në Maqedoni dhe ka hapur klinikë psikiatrike në Shkup, njofton nmk-post.

 

“Nezavisen” raporton se në qendër të Shkupit ka një tabel të madhe, përmes së cilës reklamohet zyra e tij.

 

Psikiatri u shpall fajtor në një proces që zgjati 1.5 vjet pasi u arrestua në 12 nëntor 2015, për përshkrimin e paligjshëm të barnave për pacientët dhe faturimin fiktiv të sigurimit shëndetësor. Ai gjithashtu u gjobit me 17,500 dollarë dhe duhej të hiqte dorë nga prona ku ndodhej zyra e tij, ndëra 173,000 dollarë u kapën në zyrën e tij ditën e arrestimit.

Advertisement

 

Hetuesit i konfiskuan 117,000 dollarë nga llogaria e tij dhe gjykatësi urdhëroi Kljusev që të paguante gjithsej 31,000 dollarë kompensim për dy kompani të sigurimit./Nmk-post/

 

Burimi: https://faktor.mk/kontroverzniot-sin-na-prviot-makedonski-premier-se-vratil-vo-makedonija-i-otvoril-ordinacija

Advertisement
Advertisement

You May Also Like