Breaking News :

nothing found
05-10-2022

Pacolli: Vetëm AKR-ja mund ta ndryshojë Kosovën

Advertisement

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka deklaruar se si parti politike janë të bindur se opsionet e tjera partitë e tjera politike nuk kanë shije forcë për ta ndryshuar Kosovën.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, është shprehur i bindur se “AKR-ja nuk ka hequr dorë nga qëllimi i saj i fillestar për ndërtimin e një Kosove ku zhvillimi është kryefjala, ekonomia është platforma dhe shija është esenca”.

 

Ai tha se janë mobilizuar për ta shndërruar AKR-në një parti premtuese politike në Kosovë në të ardhmen.

 

 

“Ne në AKR jemi të vetëdijshëm që në Kosovë ka opsione të tjera politike, por është treguar tashmë, më shumë se një herë, se nuk e kanë shijen për zhvillim, nuk e kanë durim për tolerancë, nuk kanë fuqi për bashkëpunim dhe nuk kanë forcë për të ndryshuar”, ka shkruar Pacolli.

 

Burimi: https://telegrafi.com/pacolli-thote-se-partite-e-tjera-nuk-kane-force-ta-ndryshojne-kosoven/

Advertisement

Read Previous

“Akuzohej për korrupsion”, djali i Nikolla Kljusevit hap ambullant në qendër të Shkupit

Read Next

Joshja mban gjallë marrëdhënien