Provokimi i Vuçiç – Basha: Pas 25 Prillit, Kosova pjesë e NATO-s dhe BE-së

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur sërish tek gjesti i bujshëm i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, postimi në rrjet të hartës së Kosovës me flamur serb të mbivendosur. Teksa e konsideroi deklaratë të një shekulli të kaluar që dëmton klimën e stabilitetit, Basha tha se politika e tij e jashtme do të udhëhiqet nga dy parime thelbësore: integrimi europian i Shqipërisë dhe konsolidimi i Kosovës së pavarur.

“Pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe Kosova e pavarur do të jetë me ndihmën e partnerëve tanë strategjik dhe me ndihmën e Shqipërisë dhe të qeverisë shqiptare, nesër anëtare me të drejta të plota në NATO dhe në Bashkimin Europian”, – ka deklaruar Basha./Mapo/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like