Ahmeti: Unë dy kapituj i kam në jetë, një është i Marrëveshjes së Ohrit dhe i dyti kapitulli i ble

Estimated read time 3 min read

Në prag të përfundimit të fushatës zgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar me tubimin në qytetin e Tetovës dhe prezantimin e prioriteteve të agjendës së blertë për zhvillimin e Tetovës në katër vitet e ardhshme me Teuta Arifin si kandidate për kryetare komune dhe me listën e këshilltarëve të kryesuar nga Blerim Osmani.

Banorëve të Tetovës iu drejtua kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Kryeparlamentari Talat Xhaferi, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, kandidatja për kryetare të komunës Teuta Arifi, Shefi i Shtabit Lokal Zgjedhor Faton Ahmeti dhe bartësi i listës së këshilltarëve Blerim Osmani.

Advertisement

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka kujtuar momentet që kanë bërë historinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe ka paralajmëruar përkrahjen maksimale të tij dhe ekipit të ekzekutivit për çdo kryetar komune për suksesin e kapitullit të ri të agjendës së blertë proeuropiane.

“Unë dy kapituj i kam në jetën legale, një është i Marrëveshjes së Ohrit dhe i dyti kapitulli i blertë. Kapitulli i parë është ai që unë e kam bërë bashkë me shumë bashkëluftëtarë, por edhe bashkë me shumë shokë që si kam, të rënë nëpër beteja. Ai është një kapitull i veçantë dhe i papërsëritshëm për mua dhe për të gjithë ne që e krijuam dhe e bëmë atë histori. Kapitulli që hapim do përkushtim, do studiues, do njerëz të përgatitur, ato ne i kemi si në nivel qendror ashtu edhe në nivel vendor.

Kush ma mirë mund ta zbatojë e materializojë këtë agjendë, kush më mirë se fillimin e zbatimit të kësaj platforme mund ta bëj në nivel vendor, këtu në Tetovë sesa Teuta me përvojën dhe njerëzit që ka. Për këtë arsye edhe përcaktimi i qytetarëve është, i shumicës së tyre, që edhe për katër vitet e ardhshme ti prijë këtij misioni Teuta Arifi”, potencoi Ahmeti.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi në fjalimin e tij ka shprehur bindjen se tetovarët do të vazhdojnë të vepruarit drejtë si në momentet më të rëndësishme për jetën e tyre duke votuar numrin 3 dhe agjendën e blertë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like