Ahmeti në Çegran: Të mos lejojmë të fitojë VMRO – ja

Estimated read time 2 min read

Ky është një takim që e kam kërkuar unë personalisht me çegranasit, sikurse me Debreshin dhe disa lagje e vendbanimeve të tjera. Shkaku i virusit u bënë që nuk takohemi nga afër. Tani pas vaksinimit besova se mund të takohemi, prandaj jam sonte këtu pasi ne nuk jemi koka e Zeusit dhe nuk i dijmë të gjitha. Kërkova nga ju sonte të kemi sa më shumë persona që nuk e kanë votuar BDI.

Deri në vitin 2002 e di që nuk kam gabuar, pasi bëra dy shtete Kosovën e këtë këtu. Jam përpjekur që shqiptarët të jenë me dinjitet. Tani dua të di a janë ata shqiptarë dinjitoz ose kam gabuar. Me biseda të drejtpërdrejta mund të kuptojë se çfarë na duhet bashkë. Tani kemi hapur një kapitull të ri si BDI dhe Gostivarit i duhet një udhëheqës i denjë. Sigurisht për shumë projekte duhe mbështetje politike për komunat. Kemi korridorin 8, hekurudha që duhet bërë. Ktheni kokat pas dhe shihni kush ishim para 20 viteve. Na duhen edhe komunat për ti çuar proceset përpara.

Advertisement

Jam mirënjohës për fitoret 20 vite, të tjerët më vjen keq që nuk kanë kapacitet, më duhet oponentë për të dal në “ring”. Nuk jemi larg fitores, por afër saj. Po të ishte e kundërta nuk do vija sonte këtu, e nuk dua të humb në Gostivar nga VMRO-ja e as në Kërçovë. Kërkoj nga Çegrani të mobilizohen dhe të mos lejojmë të fitojë VMRO-ja. E ndërpresim bashkëbisedimin pasi dikush në Çegran ka një tragjedi, por ua premtoj se ua kam borxh edhe brenda javës që vjen do vijë të ju takojë./Globi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like