Ademi tregon se a është stabile qeveria

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, i pyetur për ndonjë përbërje të re eventuale qeveritare, u përgjigj se ata si BDI nuk as kohë të mendojnë për këtë. Ai tha se përbërja aktuale, qeveria, është fokusuar dhe po punon fort për programin që kanë shpalosur para një viti dhe nuk kanë kohë të merren me gjera të tilla.

Qeveria është stabile, ne jemi duke punuar dhe jemi të fokusuar në programin tonë. Nuk ka pasur bisedime dhe nuk kemi kohë te merremi me këto çështje. BDI-në nuk munden ta fitojnë dot. BDI-ja është një parti politike që ka dalë nga sakrifica e popullit dhe që gëzon legjitimitet të plotë-tha Ademi./Alsat/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like