Abdixhiku: Do të jemi konstruktiv sa i përket zgjedhjes së Presidentit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se do të jenë konstruktiv sa i përket zgjedhjes së Presidentit të ri.
“Do të jemi konstruktiv në frymën themeltare e LDK-së dhe presidentit Rugova dhe të gjithë veprimtarëve të LDK-së, që kontribuon në mirëmbajtjen dhe ndërtimin e institucioneve dhe jo në rrënimin dhe dëmtimin e tyre”, u shpreh Abdixhiku. Ai tha se është në pritje të konfirmimit për takimin e së premtes me Kurtin e Osmanin, transmeton Telegrafi.
“Po presim për konfirmim të takimit të së premtes ditën e propozuar nga ne, pasi gjatë kësaj do të jemi në proces të konstituimit të organeve të brendshme”, u shpreh Abdixhiku.
Abdixhiku theksoi se do t’i dërgojnë edhe zyrtarisht një letër të shkruar për propozimin që takimi të mbahet këtë të premte.
Këto komente kryetari i ri i LDK-së, i bëri pas homazheve te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like