A largohet Izet Mexhiti nga BDI-ja? Ja si përgjigjet ai

Shkup, 12 janar, 2021 – Nënkryetari i Bashkimit Demokrati për Integrim, njëherit shef i Grupit Parlalamentar të kësaj partie, Izet Mexhiti, ka demantuar kategorikisht lajmin për largimin e tij nga kjo parti. Në faqen e tij në rrjetin social facebook Mexhiti ka përgënjeshtruar këtë lajm duke thënë se aktivitetin dhe karrierën politike e kam ndërtuar me BDI që nga viti 2002 dhe synimin për BDI më të mirë do ta bëj nga brenda Bdi-së dhe jo duke ikur. Ditën e hënë, portale të caktuara kanë shkruar se Mexhiti do të largohej në Lëvizjen Besa.

Të nderuar miq, lidhur me lajmin e publikuar çaste më parë.
Ju informoj se unë aktivitetin dhe karrierën politike e kam ndërtuar me BDI që nga viti 2002 dhe synimin për BDI më të mirë do ta bëj nga brenda Bdi-së dhe jo duke ikur.
Advertisement
Përpëasjet brenda BDI-së janë paraqitur menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Fërkimet e para dolën në shesh gjatë votimit të Qeverisë së re, kur Mexhiti brenda strukturave partiake kundërshtoi dy propozimet kryesore të kryetarit të BDI-së ALi Ahmeti, zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi dhe Ministrin e punëve të jashtme Bujar Osmani.
Advertisement
Advertisement

You May Also Like