A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Turqi? Ja çfarë thotë Erdogani

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan përsëriti se data e zgjedhjeve të ardhshme do të jetë në vitin 2023, në kushte kur në vend u përforcuar zërat për votim të mundshëm të parakohshëm, lajmëroi agjencia Anadolia.

“Data e zgjedhjeve është e qartë, në qershor të vitit 2023. Mos e humbni kohën tuaj, u porositi Erdogan atyre, të cilët sipas fjalëve të tij “shtrihen dhe zgjohen, duke folur për zgjedhje të parakohshme”.

Erdogan këtë e deklaroi në mbledhjen e strukturave lokale të Partisë qeveritare për drejtësi dhe zhvillim (AKP) në qarkun Hataj, Turqia jugore.

Ne do të vazhdojmë ta mbështesim “pavarësinë, interesat, drejtësinë e popullit tonë dhe të gjithë miqve tanë”, theksoi Erdogan.

Advertisement

“Të gjithë 15 zgjedhjet që i kaloi Turqia në 19 vitet e fundit ishin nga vlera vitale për veten e tyre”, shtoi ai.

“Tani përballemi me zgjedhje në vitin 2023. Këto zgjedhje paraqesin kthim më kritik në lidhje me sinkronizimin e standardeve në vend me vizion për vitin 2053”, shtoi presidenti turk./tv21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like