ÇFARË PO NDODH NË KROACI? Më shumë raste të helmimit me ujë të gazuar. Shitet edhe ne shtete te.tjera
Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Beros ka vizituar pacientët e sapoardhur në KBC Zagreb, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Pasi një person ishte shtruar më parë në një spital në Rijekë për shkak të lëndimit të dyshuar të ezofagut pas konsumimit të ujit mineral të kontaminuar në një kafene, dy pacientë të tjerë janë pranuar në Spitalin klinik në Zagreb për shkak të një rasti të helmimit me pije, raportojnë sonte mediat kroate.
Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Beros ka vizituar pacientët e sapoardhur në KBC Zagreb, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
– Lëndimi i parë ka qenë në Rijekë, dhe pacienti ka lëndime të rënda dhe gjendja e tij, e cila është stabile, po monitorohet – tha Berosh.
Ai ka deklaruar se kur bëhet fjalë për të plagosurin e dytë edhe gjendja e tij është stabile, ndërsa në rastin e tretë bëhet fjalë për një 38-vjeçar dhe ende nuk dihet nëse shkak ka qenë pirja e alkoolit.
– Më e rëndësishmja është se ne nuk kemi elementë mbi bazën e të cilave mund të paralajmërojmë publikun që të ketë kujdes nga pijet e caktuara, por nëse dikush ndjen siklet duhet të kontaktojë me mjekun – tha Berosh.
Ai shtoi se kur të ketë më shumë informacion për lidhjen e këtyre ngjarjeve do ta informojë opinionin