Spasovski: Gjendja e krizës nuk do të ndryshojë plotësisht jetën e qytetarëve

Gjendja e krizës u shpall për shkak ndërhyrjes në ballafaqimin me krizën, theksoi Ministri i Brendshëm Olive Spasovski.

“Gjatë periudhës kur unë isha në krye të qeverisë teknike, u shpall një gjendje e jashtëzakonshme. Tani është shpallur gjendje krize, ashtu si ka qenë për pesë vjet në kufijtë jugorë dhe veriorë të Maqedonisë. Vendimet që nënkuptojnë kufizime nuk vijnë automatikisht. Qeveria merr vendim e për të mbrojtur shëndetin e popullatës. Komisioni i Sëmundjeve Infektive përcakton këto vendime. Gjendja e krizës nuk do të thotë që jeta e qytetarëve do të ndryshojë plotësisht”, deklaroi për “Studio 10” Oliver Spasovski.

Ai theksoi se ushtria do të jetë në mbështetje të policisë dhe se sot ai thirri komitetin.