Nuk ia dhanë rrogën, punëtori ia vë flakën autobusit të punëdhënësit në Fushë Kosovë April 15, 2021 admin Advertisement Një person është arrestuar pasi ia ka vënë zjarrin një autobusi. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:00 në zonën Industriale, Fushë Kosovë. Sipas raportit, motivi i rastit dyshohet se ka të bëjë për shkak të mos dhënies së pagës, pasi i dyshuari kishte punuar në firmën e tij. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti i ka vënë zjarrin automjetit-autobus, pronë e ankuesit mashkull kosovar. Motivi i rastit, dyshohet se ka të bëjë për shkak të mos dhënies së pagës, pasi që i dyshuari kishte punuar në firmën e viktimës. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/ Advertisement Advertisement
Ballina Kosovë Lajme Vdes në moshë të re Teuta Beqiri, vuante nga një sëmundje e rëndë April 27, 2024
Ballina Lajme Maqedonia e Veriut Ali Ahmeti më 2 maj do të shpallet “Qytetar nderi” i Tiranës April 27, 2024
Ballina Kosovë Lajme “Schumacheri kosovar”, kapet nga Policia duke drejtuar veturën me shpejtësi 231 km/h në zonën 120 April 27, 2024
Ballina Lajme Maqedonia e Veriut LSDM: 27 Prilli është kujtim i përgjakshëm i regjimit të DPMNE-së April 27, 2024