AUV, asgjëson 22.3 ton ushqime të pasigurta në vend

Shërbimet Inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë kryer 124 kontrolle të jashtëzakonshme në të gjithë vendin në marketet e mëdha që kanë rrjete supermarketesh,  markete me shumicë dhe hipermarkete, shkruan Alsat.Gjatë kontrolleve janë shkatërruar 22.3 ton ushqime të pasigurta, pjesa më e madhe e të cilave ishin mish.Gjithashtu janë shqiptuar 47 aktvendime  për mospërputhje,  janë shqiptuar 29 gjoba në vlerë të përgjithshme prej 82 mijë euro.Tek 15 operatorë janë konstatuar kushte jo të kënaqshme higjienike-teknike në objekt, në 12 janë gjetur ushqime me afat të skaduar, dhe në 5 objekte ushqime të padeklaruara.Tek 4 operatorë janë  gjetur produkte të etiketuara në mënyrë të papërshtatshme, ndërsa një objekt ka rezultuar i pa regjistruar. / Alsat.mk

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *