Gashi priti në takim ambasadorin e Shqipërisë: Partneriteti i fuqishëm mbështetet në miqësi të sinqertë

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, përcjell TV21. Gashi thotë se në takim u konfirmuan lidhjet e forta mes dy vendeve. “Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim miqësor me Ambasadorin e Shqipërisë, z. Denion Meidani. Diskutuam rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët strategjik. Atmosfera konstruktive e këtij takimi konfirmoi lidhjet e forta miqësore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe angazhimin e përbashkët për zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit. U shprehëm të bindur se realizimi i aspiartave mbështetet në partneritet të fuqishëm, ndërsa partneriteti i fuqishëm në miqësi të sinqertë”, shkruan Gashi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *