81 vota në kuti, përfundon rundi i parë i votimit për President

Advertisement

Ka përfunduar rundi i parë i votimit në Kuvend të Presidentit të ri të vendit. Në përpjekjen e tretë, për kuorum, më në fund është arritur që të sigurohen 81 vota në kuti, një votë më shumë sesa kërkohet.

Praninë e 81 votave në kuti, e ka njoftuar Komisioni i deputetëve, i cili i numëroi dhe verifikoj ato.

“Në kuti janë 81 vota”, tha deputeti Sali Zyba, anëtar i komisionit për verifikim ndërsa te pa-vlefshme 12

Rezultati i votimit, për dy kandidatët për President, Vjosa Osmani 69 vota e Nasuf Bejta 0 vota.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like