6 orë pa Facebook dhe Instagram? Qytetarët: Kemi pushuar, i pamë fëmijët tanë

Estimated read time 3 min read

Pa Facebook, pa Instagram e pa Whatsapp për më shumë se 6 orë ishin përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale. E si ia dolën qytetarët pa i përdorur ato dhe se a janë të varur i pyetëm disa në sheshin e Shkupit.

“Nuk i përdori shumë, rrallë. Nuk e vërejta se ishin të shkyçura. Whatsapp-in e vërejta se nuk punon por e kisha Viberin”.

“Jo shumë. A jeni të varur nga këto rrjete sociale? Nuk jam aq i varur nga Facebook-u dhe Istagram-i. Ishte mirë që nuk ishin pak. Kemi pushuar”.

“Nuk rrimë vetëm në Facebook dhe Istagram. Edhe tjetër herë nëse s’do të ketë duhet të jemi të përgatitur për këtë”.

“Aspak”.

“Unë nuk jam e varur, ka te tjerë të cilët janë më të varur. Unë personalisht nuk jam e varur”.

“Asgjë, kam shikuar televizion”.

“Nuk jam aspak e varur”.

Pas rikthimit të facebook-ut u shprehën edhe përdoruesit me batuta të ndryshme. Mes tyre “Dje e mora vesh që paskam dy fëmijë në shtëpi, flm FB”, “Më mirë më vdek se pa Facebook”, “T’kena thirr kur u kthye Facebooku e Instagrami, po ti s’je çu”!.

Menaxher i Facebook-ut për administrimin dhe sistemet e ruajtjes së bazës së të dhënave në një deklaratë në faqen e internetit të kompanisë shkroi se ndërprerja ishte shkaktuar nga një konfigurim i gabuar. Ndërkohë themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg kërkoi falje deri te përdoruesit e këtij rrjeti social për ndërprerjen e funksionimit.

Advertisement

“Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger janë online tani. Na falni për ndërprerjen. E di se sa shumë mbështeteni në shërbimet tona që të qëndroni të lidhur me njerëzit për të cilët kujdesen”, tha Zuckerberg.

Disa kompani të tjera të teknologjisë, përfshirë Reddit dhe Twitter, u tallën me vështirësitë e gjigantit të mediave sociale. “Përshëndetje të gjithëve”, ka shkruar me ironi Twitteri. Kjo ka nxitur reagime të shumta qesharake, derisa në debat është përfshirë edhe faqja e kompanisë së ushqimeve të shpejta, McDonald’s. Kësaj të fundit, Twitteri ia ka kërkuar 59.6 milionë ‘nuggets’, copëza mishi, për përdoruesit e saj. Kanë shkruar edhe personalitete të njohura mes tyre edhe Adele.

Ndryshe në botë më shumë se 3.5 miliardë njerëz përdorin Facebook, Messenger, Instagram dhe Whatsapp. Kjo ndërprerje i kushtoi themeluesit të Facebook rreth 6 miliardë dollarë. Një ndërprerje të tillë pati në vitin 2019 ku më shumë se 14 orë Facebook-u ishte jofunskional.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like