Breaking News :

nothing found
29-09-2022

23 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari

Advertisement

Kanë kaluar 23 vjet që nga sulmi i dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari.

Pikërisht më 22 janar 1998 në orët e hershme të mëngjesit nga Fabrika e Municioneve të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar kah Kulla e Jasharëve për t’i sulmuar.

Atë natë të rëndë Adem Jashari nuk ishte në shtëpi, por rezistencë sulmit i bënë Hamza dhe Shabani, bashkë me anëtarët e tjerë.

Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998, ku pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, duke përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së Adem Jasharin.

Me këtë rast Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. /EO

Advertisement

Read Previous

Aksion policor në “Rrugën e Kaçanikut” Shkup, konfiskohet dro*gë

Read Next

19 vjeçari nga Sellca, në Islandë si picajolli më i mirë!