18 vjecari Arion Kurtaj – hakeri qe hakoi kompanite me te medha ne Bote mori denim te perjetshem

Estimated read time 2 min read

Hakoi “GTA 6”, mbyllet përjetë në spital psikiatrik 18-vjeçari Arion Kurtaj

Një adoleshent, anëtar i grupit të hack-erimit Lapsus$ është dënuar përjetë të enjten. Dënimin, 18-vjeçari, Arion Kurtaj e mori teksa ndodhej në spitalin e burgut.

Ai akuzohej për hackerimin e Uber, kompanisë Revolut dhe për shantazhimin e krijuesve të video-lojës “Grand Theft Auto”.

18-vjeçari Kurtaj, i cili nga emri dhe mbiemri duket se mund të jetë shqiptar, por për kombësinë e tij nuk ka të dhëna, nisi një sërë krimesh kibernetike i vetëm në shtator të 2022 teksa përballej me akuza për krime të tjera.

Ai shënjestroi Revolut, një kompani globale neobanke dhe teknologjie financiare, duke fituar akses në informacione për rreth 5000 klientë të tyre dhe më pas të njëjtën gjë bëri me Uber, duke i shkaktuar kompanisë rreth 3 milionë dollarë dëme.

Kurtaj më pas hack-oi Rockstar Games dhe kërcënoi që të publikonte kodet e sigurisë për “Grand Theft Auto 6”.

Advertisement

Gjatë seancës gjyqësore të mbajtur ndaj tij, jurisë iu vunë në dispozicion disa klipe të “Grand Theft Auto”, të pa publikuara ende zyrtarisht që Kurtaj i kishte hack-eruar dhe më pas i kishte ngarkuar në një forum lojërash në rrjet.

Adoleshenti i cili është autik, është vlerësuar nga një ekip psikiatrësh të cilët dolën në përfundimin se Kurtaj nuk është i aftë për të gjykuar. Kështu, ai do të qëndrojë përjetë në një klinikë psikiatrike.

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like