Tetovë, mjekët me apel: Qytetarët të shmangin vizitat familjare

Në Kovid qendrën në Tetovë në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe dy viktima. Mjekët apelojnë që qytetarët në këtë periudhë të shmangin në maksimum vizitat familjare. Për mos vendosjen e maskës, policia javën që lamë pas ka gjobitur 368 qytetarë.

– Advertisment –

“Për vetëm 24 orë, në spitalin klinik të Tetovës, këtu në qendrën për kovid, kanë ndërruar jetë dy pacientë, njëri gjatë natës së mbrëmshme dhe tjetri gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm. Situata paraqitet stabile, ndërkohë numri i atyre që janë në ndihmë oksigjeni edhe më tej vazhdon të mbetet 39”.

Me dy rastet e fundit, numri i vdekjeve në Tetovë dhe pesë komunat për rreth që nga fillimi i pandemisë arrin në 173, ndërsa numri i rasteve aktive në 1022.

Përgjegjësi i kovid qendrës në Tetovë Gëzim Nuredini apelon që qytetarët në maksimum të evitojnë vizitat familjare.

Sa iu përket vizitave familjare, grumbullimeve, ato duhet patjetër të shmangen edhe këtë vit. Assesi këto, sepse ende kemi raste aktive tek të rinjtë jo por ka pleq të cilët përfundojnë me vdekje, kështu që ende duhet kujdes serioz ndaj masave që japim si ministri e shëndetësisë. Sigurisht se me rritjen e banorëve dhe kontakteve mes njerëzve do kemi edhe rritje të numrit -deklaroi Gzim Nuredini, koordinator i Kovid Qendrës, Tetovë.

Advertisement

Nga shtabi i krizës i komunës së Tetovës, njoftuan se në çerdhet “Rinia” ka 5 raste aktive dhe 2 grupe në izolim. Në shkollat fillore janë 8 mësimdhënës pozitiv dhe 3 grupe klasore në izolim. Ndërsa në shkollat e mesme janë 8 mësimdhënës pozitiv.

Për mos përdorimin e maskës, policia në Tetovë vetëm javën e kaluar ka dënuar 368 qytetarë.

Bashkim Sulejmani-Alsat

Advertisement
Advertisement

You May Also Like