Zuckerberg nga teknologjia në blektori. Çka po përgatit sërish?

Estimated read time 1 min read

Kreu i Meta-s, Mark Zuckerberg ka bërë të ditur detajet e projektit të tij të fundit.

Ai ka shpërndarë një foto nga një restorant Facebook dhe ka deklaruar se po fillon të rrisë bagëti në Hawaii për të “bërë viçin më cilësor në botë”.“Bagëtitë janë Vagi dhe Angus dhe ato do të rriten me miell makadamia që ne e bëjmë vetë, gjithashtu në fermë. Ne duam që i gjithë procesi të integrohet, lokalisht dhe vertikalisht,” vuri në dukje Zuckerberg.

Ai shtoi se “një lopë ha ushqim me vlerë 5,000 deri në 10,000 £ çdo vit, që është shumë hektarë makadamia”.

Advertisement

“Vajzat e mia ndihmojnë në mbjelljen e pemëve dhe kujdesin për kafshët. Jemi ende në fillim dhe po përmirësohemi çdo sezon. Nga të gjitha projektet, ky është më i shijshmi për mua”, përfundoi Zuckerberg.

Bëhet fjalë për një kompleks me vlerë 100 milionë dollarë. Prona thuhet gjithashtu përfshin një strehë nëntokësore të pajisur me burimet e veta ushqimore dhe energjie. /tesheshi.com/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like