Zjarri në Falishë të Tetovës është aktiv

Zjarri në Falishë të Tetovës është aktiv

Vazhdon të jetë aktiv zjarri në magazinë me bojëra dhe llaqe dhe kimikate të tjera në afërsi të Falishës në Tetovë. Ndonëse me volum dukshëm të reduktuar, ka ende flakë dhe tym, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë të shuajnë zjarrin, njoftoi paraditen e sotme Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Sipas QKM-së, zjarrfikësit e Tetovës e kanë shuar zjarrin në vazhdimësi gjatë gjithë natës dhe pritet të shuhet plotësisht në orët në vijim.

Advertisement

Zjarri ka rënë dje në orën 10:30 dhe në shuarjen e tij janë përfshirë zjarrfikësit nga Kumanova, Shkupi, Gostivari dhe Velesi.

Advertisement
Advertisement