LSDM: Me politikat tona dhe anëtarësimin në NATO jemi vend i sigurt.

Estimated read time 2 min read

LSDM: Me politikat tona dhe anëtarësimin në NATO jemi vend i sigurt.

Me politikat korrekte të LSDM-së dhe anëtarësimin në NATO, vendi është i sigurt, thonë nga partia në pushtet.

“Mbajtja e takimit jozyrtar të liderëve të vendeve anëtare të NATO-s nga rajoni është një tjetër konfirmim se vendi ynë njihet si aleat i vlerësuar i NATO-s dhe faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Stabiliteti i sigurisë sjell prosperitet ekonomik. Investitorët e huaj e njohin Maqedoninë e Veriut si një vend të sigurt për investime, i cili siguron punë më të mira për qytetarët tanë, paga më të larta dhe rritje të standardit të jetesës.

LSDM-ja e futi vendin në NATO me vendime të guximshme dhe të vendosura”, theksojnë në njoftimin e tyre.

Advertisement

Ata shtojnë se vazhdimi i rrugës evropiane tashmë varet vetëm nga të gjithë ne dhe nga vendimet që do të merren në Kuvend.

“Anëtarësimi në BE është qëllim strategjik, nuk ka alternativë tjetër.

Qytetarët meritojnë një të ardhme më të mirë, një standard më të mirë jetese, të rinj që do të punojnë në shtetin e tyre anëtar të BE-së dhe do të kontribuojnë në prosperitetin e saj”, tha LSDM.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like