Zhurnal: Branko Cërvenkovski së shpejti hap parti të re !

Agjencia e Lajmeve Zhurnal, mbrenda partisë LSDM, jozyrtarisht mëson se Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut Branko Cërvenkovski, i cili ka qenë edhe themelues dhe kryetar i LSDM-së, do të hap parti të re, mëson Zhurnal.

Hapja e partisë së re nga Cërvenkovski vjen nga paknaqësit e shumë të anëtarëve brenda LSDM-së, ndaj kreut të kësaj partie Zoran Zaev.

Sipas burimit tanë, hapja e partisë së re e Cërvenkovskit, vjen nga lëvizjet e fundit mbrenda LSDM-së, largimi i Shekerinskës, përplasje të shpeshta me kreun e qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, rasti Rashkovskit, si dhe pakënaqësi në shumë degë.

Kujtojmë që kohë më parë pas deklaratës së kreut të LSDM-së, Zoran Zaev i cili në intervistën për BGNES pati thënë se lufta e Këshillit Antifashist për Çlirimin Kombëtar të Maqedonisë (KAÇKM) nuk ka qenë ndaj fashistëve, duke përfshirë edhe Bullgarinë, Cërvenkovski pati kërkuar nga anëtarët dhe udhëheqësia e LSDM-së, të distancohen nga deklaratat e Zaevit për çështjen e Bullgarisë, ndërsa ai pati thënë se do ta ngrijë anëtarësinë e tij në LSDM, shkruan Zhurnal.mk.

Advertisement

Ndryshe Branko Cërvenkovski përgjatë karrierës së tij politike ka qenë kryeministër i Maqedonisë në periudhën 1992-1994 dhe prej 2002 deri në vitin 2004, si dhe president i Maqedonisë prej vitit 2004 deri në vitin 2009.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like