Zgjedhjet lokale, Sela: Do ti fitojmë të gjitha komunat në zonën e Pollogut

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela pret që së bashku me partnerin e koalicionit, Alternativën në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti, t’i fitojnë të gjitha 9 komunat e Pollogut.

“Pritet tona janë që te 6-ta, në zonën e Pollogut, vështirë që BDI do të marr ndonjë komunë. Aktaulisht në Pollog ata kanë dy komuna Teracën dhe Tetovën, Zhelinën nuk e kanë. Ne kemi tre Gostivarin, Bogovinën dhe Vrapçishtin ndërsa në Bërvenicë ne kemi më shumë këshilltarë. Prandaj them se BDI rrezikon në 6 – tëshe të mbetet pa asnjë komunë. Na mbetet edhe komunat urbane ne ti fitojmë dhe besoni se do të jenë befasi këto zgjedhje pasi BDI-ja është vërtetë edhe në krizë. Do ta marr goditjen që e meriton kësaj radhe nga shqiptarët”, deklaroi kreu i ASH-së Ziadin Sela në emisionin “Politica” në Tv Globi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like