Zgjedhjet lokale/ LSDM-ja kërkon një “shqiptar” për kryetar komune në Strugë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë është vënë në kërkim të një kandidati të përshtatshëm e të pranueshëm për komunën e Strugës i cili sipas burimeve tona pritet të jetë shqiptar, njofton News33.

Edhe pse në zgjedhjet e fundit lokale në Strugë, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë e përkrahi kryetarin actual Ramiz Merko, në këto zgjedhje duket se do të jetë ndryshe.

Advertisement

Në vigjilje të zgjedhjeve lokale që priten të mbahen, partia e kryeministrit i ka filluar takimet me banorët e Strugës.

Siç merr vesh News33, sonte partia më e madhe në vend ka vizituar fshatin Llabunishtë të komunës së Strugës./News33/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like