Zemra artificiale e kompanisë Carmat është gati për shitje në Evropë

Zemra artificiale që mund të jetë shpëtimtarja për ata që vuajnë nga mosfunksionim vdekjeprurës i zemrës do të dalë në shitje në Evropë, pasi pajisjeve nga kompania franceze Carmat iu dha miratimi nga enti rregullator.

Kompania Carmat tha se tani po planifikon të fillojë shitjen e zemrës së saj artificiale, të quajtur Aeson, në tremujorin e dytë të këtij viti, njofton Reuters.

Pajisja është krijuar për të imituar një zemër të vërtetë duke përdorur materiale biologjike dhe sensorë.

Me peshë 900 gr dhe e mundësuar nga bateritë, në thelb vepron si një pompë mekanike për të rregulluar rrjedhën e gjakut.

“Ideja prapa kësaj zemre, e cila lindi gati 30 vjet më parë, ishte që të krijonte një pajisje e cila do të zëvendësonte transplantet e zemrës, një pajisje që funksionon fiziologjikisht si një zemër njerëzore, një që pulson, vetë-rregullohet dhe është në përputhje me gjakun,” i tha Stephane Piat, Shefi Ekzekutiv i  kompanisë Carmat, agjencisë Reuters.

Advertisement

Pajisja është krijuar për të zëvendësuar një zemër të vërtetë për vite me radhë tek pacientët me insufiçiencë biventrikulare të fazës fundore.

Por tani për tani, ajo është aprovuar vetëm si një implant i përkohshëm për ata që presin një transplantim të zemrës.

Sëmundjet e zemrës janë një shkak kryesor i vdekjeve në të gjithë botën dhe mungesat e dhuruesve për transplantime janë një problem i zakonshëm. Sipas disa vlerësimeve, rreth 2,000 pacientë me mosfunksionim biventrikular të zemrës, janë në listat e pritjes për transplantim në të gjithë Evropën Perëndimore./syri.net

Advertisement
Advertisement

You May Also Like