Zeka: Albin Kurti është si Enver Hoxha!

Analisti Milaim Zeka ishte sot i ftuar në emisionin “Top Talk”, ku e krahasoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin me ish-diktatorin Enver Hoxha. Sipas tij, Kurti “ka hipnotizuar elektoratin e vet”.

“Aq sa po të dalë një ditë në foltore dhe të thotë që ka dalë një qen që po ha sëpata, do e besonte. Kështu ka qenë Enver Hoxha për 50 vite në Shqipëri”, ironizon ai.

“Albin Kurti në mendjen, trurin dhe gjakun e vet, i ka teoritë e Enver Hoxhës, i cili u shua me ëndrrën që të bëhej kryetar internacional i komunistëve“, shprehet Zeka.

“Nuk besoj që Albin Kurti dhe Edi Rama e duan njëri-tjetrin, përpos takimeve protokollare. Nuk kanë armiqësi, por Kurti e ka sulmuar përtej çdo norme Edi Ramën”.

Advertisement

Sipas tij, edhe përfshirja e Partisë Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri, ishte e gabuar: “Çfarë iu desh Albin Kurtit që të vinte me deputetë të Vetëvendosjes dhe të përzihej në fushatën elektorale në Shqipëri?! Është vazhdim i kurthit që Kurti po kërkon t’i ngrejë Ramës”, tha Zeka.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like