Zbulohet varianti i ri Delta Plus, i shpëton edhe antitrupave

Një variant shumë i transmetueshëm i Covid-19, i quajtur Delta Plus, për të cilin ekspertët e shëndetësisë shqetësohen se mund t’i shpëtojë antitrupave natyrorë apo nga vaksina, është zbuluar në Indi. Rastet me variantin Delta Plus, që ministria e Shëndetësisë në Indi e ka përshkruar si variant shqetësues, janë zbuluar deri më tani në shtetin indian të Maharashtra, Kerala dhe Madhya Pradesh, sipas mediave lokale. Rastet e variantit Delta të mëparshëm, që u identifikua gjithashtu në Indi, janë raportuar në 92 vende në botë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Autoritetet e shëndetësisë në Portugali bënë të ditur se rastet me variantin Delta përbëjnë tashmë mbi 60% të rasteve të konfirmuara në kryeqytet, Lisbonë. Ndërkohë në Rusi, rreth 90% e rasteve të konfirmuara në Moskë, janë infektuar me variantin Delta. Në Britani, që ka patur një rritje së fundmi të rasteve me Covid-19, pavarësisht vaksinimit rekord, varianti delta është më i përhapuri. Qe prej 16 Qershorit, numri i rasteve ditore në Angli ka kapërcyer sipër 9,000 për 6 ditë me radhë, duke bërë që vendi të vonojë heqjen e masave të fundit të karantinës. Edhe në SHBA, varianti delta përbën për 10% të rasteve të konfirmuara atje, sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like