Breaking News :

nothing found
27-09-2023

RDM-ja tregon a do ta voton shumicën e re

Advertisement

Deputetja nga radhët e RDM-së, Maja Moraçanin në emisionin e mëngjesit në Telma tha se kryeministri Zaev mori përgjegjësi dhe paralajmëroi dorëheqjen e tij. “Ai ishte i vendosur të jep dorëheqje dhe pres që kjo të ndodhë dhe më pas të realizohet në Kuvend”, tha Moraçanin e cila po ashtu theksoi se ka presion nga opozita, dhe se kjo nuk është në interes të shtetit dhe qytetarëve. Ajo shtoi se të enjten do të shihet vendimi për mocionin e besimit të Qeverisë dhe sa deputetë do sigurojë VMRO-DPMNE.

“Ne jemi pjesë e shumicës dhe nuk do të votojmë për rrëzimin e kësaj qeverie. Maqedonisë i nevojitet stabilitet, posaçërisht kur ka krizë ekonomike, po ashtu edhe proceset euroatlantike, ndërsa qytetarët nuk kërkojnë të shkojmë nga zgjedhje në zgjedhje, por stabilitet”, tha Moraçanin.
Ndryshe, të enjten do të votohet për rrëzimin e Qeverisë, ndërsa ende nuk dihet qartë nëse opozita ka siguruar numrat edhe pse kanë 61 nënshkrimet në letër./Alsat

Advertisement

Read Previous

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë për Saimir Tahirin

Read Next

Konjufca: Kuvendi i Kosovës ndër më transparentët në rajon