Zaevi i vendosur: Do të DORËHIQEM!

Estimated read time 1 min read

Takimi i liderëve që u mbajt pasditen e sotme në ndërtesën e Qeverisë sapo ka përfunduar. Sipas burimeve të monitor.mk kryeministri Zoran Zaev është i vendosur në dorëheqjen e tij dhe vendimi i tij është i pa ndryshueshëm. Monitor.mk mëson se edhe përkundër insistimit të partnerëve të koalicionit Zaev nuk është tërhekur nga vendimi i marrë. Ndërkaq pritet që LSDM-ja të propozoj një mandatar të ri, dhe pritet që të formohet Qeveria e re. Sipas të njëjtit burim përjashtohet çdo mundësi që të ketë zgjedhje të parakohshme sepse koalicioni qeveritar është stabil. Javën e ardhëshme pritet që të fillojnë bisedimet për zgjerim të Qeverisë, ku pritet që koalicionit qeverisës ti bashkangjiten edhe disa deputetë. I njëjti burim potencon se numri i deputetëve që do ti bashkangjitet shimicës do të jetë më i madh se ai që është paralajmëruar dhe do të ketë qeveri stabile

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like