Zaev thirrje BE-së: Mbani fjalën dhe premtimet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, edhe një herë i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta mbajë fjalën dhe premtimet për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare. Sipas Kryeministrit Zaev, 26 vendet anëtare jo vetëm që japin mbështetje, por kanë edhe përgjegjësi para vetes së tyre se duhet të bëjnë diçka.

“Një gjë është e qartë. Të paktën të pastrohet se nuk do të ketë ndarje. Dy vendet vazhdojnë së bashku, por e jona është ajo që varet prej nesh. Treguam se cilat janë kufijtë tanë, deri ku mund të shkohet dhe njëkohësisht kërkojmë dhe presim që Evropa të mbajë premtimet”.

Advertisement

Kryeministri Zaev, tha se gjatë kësaj periudhe pritet të intensifikohen kontaktet e të gjithë liderëve të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe me Bullgarinë./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like