Zaev: Përfunduam me sukses reformat evropiane

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka reaguar pas vetos bullgare për të penguar hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut që pengoi edhe Shqipërinë. Zaev shkruan se Maqedonia ka përfunduar me sukses reformat që u shënuan si obligim nga agjenda europiane.

“Maqedonia e Veriut përfundoi me sukses reformat që u shënuan si obligim nga agjenda evropiane. Ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë dhe kryetari aktual i OSBE-së, An Linde, ka sjellë mbështetje të qartë nga Suedia për aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Jemi të nderuar që po e udhëheqim OSBE-në në vitin 2023, është njohje e kontributit të Maqedonisë së Veriut si funksionim i demokracisë shumë-etnike. Me përvojën që kemi në zgjidhjen e problemeve dhe çështjet e hapura, do të kontribuojmë me një kontribut të fortë në gjetjen e zgjidhjeve në sfidat”, shkruan Zaev.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like