Zaev: Nëse dëshirojmë paga zvicerane, duhet të punojmë më shumë

Estimated read time 2 min read

Propozim-vendimi i cili parasheh orar të shkurtuar për administratën publike të premten, është vendosur në ENER. Do të hapet diskutim për këtë çështje, qytetarët duhet ta thonë mendimin e tyre, ndërsa Qeveria dëgjon në mënyrë të kujdesshme, tha sot kryeministri Zoran Zaev.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas promovimit të ciklit të ri investues në “Birrari”, Zaev e ndau përshtypjen e tij – se qytetarë presin administrata që e paguajnë të punojë në mënyrë efikase ndërsa jo të jetë më pak efikase. Këto janë, tha edhe pritshmëritë e tij.
Sipas tij, duhet të bëjmë racionalizim shtesë të administratës.

“I dini qëndrimet e mia edhe për produktivitetin e përgjithshëm të popullatës dhe produktivitetin e përgjithshëm dhe efikasitetin e administratës. Si popull, duhet më shumë të punojmë e jo më pak. Por, si premtim parazgjedhor e participuesve politikë në pushtet, kjo është vënë në ENER dhe do të hapet për diskutim për këtë çështje. Besoj se qytetarët do të tregojnë ajo që është realitet në shtet, ndërsa realiteti është se të gjithë nëse dëshirojmë paga zvicerane, duhet të punojmë shumë më shumë – nga produktiviteti që e kemi sot, duke filluar nga vetja, e gjithsesi, deri tek të gjithë punonjësit në sektorin privat dhe në sektorin publik.

Advertisement

Pjesa e dytë, efikasiteti i administratës publike është diçka që është fokus serioz dhe duhet të jetë në fokus. E pamë se i gjithë sistemi me 38 për qind të punës së njerëzve gjatë valëve të pandemisë, ka funksionuar. kjo vetvetiu tregon se kapacitetet e përhershme të administratës duhet të shfrytëzohen në mënyrë maksimale. Kjo është pritshmëria e qytetarëve, por kur keni diçka të hapur në ENER, është e papërshtatshme kryeministri të tregojë se cilat janë pritshmëritë e qytetarëve, por qytetarët t’i thonë pritshmëritë e tyre”, theksoi Zaev.

Ai shtoi edhe se kur vijnë kërkesat e qytetarëve të regjistruar në disa programe dhe masa të caktuara, detyrë edhe e Qeverisë është t’i prezentojë para popullit dhe populli të prononcohet.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like