ZAEV: NË BE – JO ME ÇDO ÇMIM

Kryeministri Zoran Zaev duke komentuar kontestin me Bullgarinë dhe perspektivat evropiane të vendit, ka theksuar se në BE nuk do të hyjmë me çdo çmim.
“Me çmimin e identitetit dhe gjuhës maqedonase, nuk na duhet BE-ja, për shkak se do të jemi pluhur I humbur në ajër dhe kush atëherë do të hyjë në BE? Këtë e kemi thënë gjithmonë. Në këtë mënyrë kemi realizuar marrëveshjet e mëdha, duke mbrojtur veçantinë tonë kombëtare – gjuhën dhe identitetin maqedonas. Për shkak se është e drejtë e vetëpërcaktimit, kjo është ndjenjë dhe nuk ekziston marrëveshje që dakordon mënyrën se si ndjehemi dhe cfarë gjuhe flasim. Kjo është edhe vlerë evropiane” – ka deklaruar Kryeministri Zoran Zaev.

Për mesazhet e BE-së dhe SHBA-së, sic njofton KlanM, Kryeministri vlerëson se ata janë miqtë e RMV-së dhe partner strategjik, që janë këtu për të përpunuar ide, të ndajnë me ne përvoja, por sic tha Zaevi, vendimin është I yni dhe ne e miratojmë.
Edhe pse Bullgaria sërish do të shkojë në zgjedhje parlamentare, Kryeministri shpreson se, megjithatë, mund të gjendet një zgjidhje me Qeverinë e përkohshme, që do ta emërojë Presidenti Rumen Radev.

Advertisement

“Për shkak se presim, padyshim, që të jenë politikanë të përgjegjshëm me të cilët mund të ulemi e të gjejmë zgjidhje. Problemi është iracional dhe duhet të gjendet zgjidhje. Është në interesin e Bullgarisë që RMV-ja të jetë anëtare e BE-së dhe të integrohet në organizatat ndërkombëtare sic është BE-ja. Është edhe në interesin e popullit bullgar, jo vetëm të atij maqedonas. Dhe, nga ky aspekt besoj se do të gjejmë zgjidhjen” – ka theksuar Kryeministri Zaev. /KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement

You May Also Like