ZAEV KA DHURUAR AUTOAMBULANCË DHE PAJISJE MJEKËSORE PËR SPITALIN E STRUMICËS

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot ia dorëzoi autoambulancën drejtorit të spitalit të Strumicës, dr. Naqe Gogov, të cilën e siguroi kompania e familjes së Zaevit. Përveç autoambulancës, një kompani tjetër e familjes Zaevi ka dhuruar krevate mekanike, dollape dhe pajisje tjera për pjesën e re të spitalit të Strumicës.

Zaev tha se kompania “Elenica” nga Strumica, e cila është në pronë të familjes së tij ka dhuruar 1.250.000 denarë pajisje nga kompania vendore “Brako”, e cila e bleu “Elenica”-n.

Kryeministri Zaev dhe ministri i Shëndetësisë e vizituan pjesën e re të spitalit të Strumicës për pacientë me kovid. Kryeministri theksoi se ajo është tërësisht e pajisur, ka kyçje të përkohshme për energji elektrike, ndërsa është dashur të përfundojë trafostacioni dhe të ripajiset me aparate serioze të cilat janë pjesë e projektit të Bankës Botërore nga gjithsej 10 milionë euro, mjete të cilat janë paraparë për spitalin e Strumicës, të Tetovës dhe të Ohrit.

Kryetari i Qeverisë tha se nga vendi i lindjes Strumica jep mesazh për solidaritet, i cili është i nevojshëm për të gjithë.
Edhe njëherë apeloi për respektim të vazhdueshëm të masave.
Ministri Filipçe u falënderua për donacionin dhe kjo, sipas tij, do të thotë përforcim serioz të kapacitetit të spitalit në pjesën e transportit të pacientëve.

Ai shtoi se ky është një prodhim në të cilin sistemi shëndetësor është i ringarkuar dhe puna zhvillohet në kushte të jashtëzakonshme, ndërsa tërë personeli është i mobilizuar dhe i gatshëm të ndihmojë atje ku është më se i nevojshëm.
Drejtori i Spitalit të Strumicës, Naqe Gogov, i falënderoi për donacionet dhe tha se sot ata morën pajisjet më të nevojshme për të cilat kanë nevojë në këtë moment.

Advertisement

“Autoambulancat në vendin tonë janë të vjetëruara dhe shpesh ndodhin defekte, për këtë arsye një falënderim i madh për familjen Zaev, të cilët gjetën rastin në këtë moment të dhurojnë autoambulancë me të cilën është i një rëndësie të madhe për spitalin tonë”, theksoi Gogov.

Spitali i Strumicës mbulon rreth 200 mijë banorë nga komunat e Strumicës, Vasilevës, Bosilovës, Novo Sello, Berovës, Radovishit, Gjevgjelisë, Vallandovës, Dojranit dhe Bogdancit

Advertisement
Advertisement

You May Also Like