• 06-12-2021

Xhaferi: Më mirë vlerësim i dobët sesa ligje me procedurë të shpejtë

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi është shprehur kundër miratimit të ligjeve me procedurë të shkurtuar.  Për sjelljen e ligjeve me procedurë të shkurtuar, që ishin pjesë e procesit reformues, zgjodhëm që më mirë të kemi notim më të dobët për Kuvendin nga ana e Komisionerit Oliver Varhejli, se sa shteti të përballet me pasoja në drejtim të integrimit të vendit në NATO dhe bisedimet me BE-në, ka thënë Xhaferi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Xhaferi thotë se procedurat e shkurtuara tani janë të lidhura edhe me pandeminë dhe se Kuvendi sërish është në një situatë të zgjedhë që të shkojë me çdo kusht në procedura të rregullta, ndërsa në dëm të nevojave për tejkalim të pasojave nga pandemia ose do të zbatojë procedurë të shkurtuar, ndërsa do të ketë vërejtje për atë.

“Kuvendi duhej të vendosë a do të shkojë me procedura të përshpejtuara në dëm të tij në raport me notën formale që na jepet në fund të vitit, apo do të shkojmë me procedurë të rregullt sipas së cilës rezultati do të ishte negativ për shtetin. Ne zgjodhëm formën më praktike, përkatësisht vlerësimi të jetë më i dobët për Kuvendit se sa shteti të kishte pasoja në raport me integrimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në”, tha Talat Xhaferi për REL.

Read Previous

Covid19 – Vdesin 22 njerëz, infektohen 561, Shkupi mban rekordin

Read Next

Mungon Ronaldo, Juventus zhgënjen në Torino

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: