Vuçiq tërhiqet nga deklarata për luftë me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndërruar diskursin në lidhje me Kosovën.


Teksa të enjten, tha se rajoni i Nagorno Karabakhut është dëshmi se si mund të kthehen përleshjet e armatosura si pasojë e konflikteve të ngrira derisa iu referua çështjes së Kosovës, sot ka thënë për mediat në Serbi, se synim i tij dhe i Serbisë është të ruhet paqja.

Reagimet e liderëve në Kosovë për kërcënimin e tij, ai i ka quajtur histerike.

”Ata kanë probleme të brendshme, deklarata ime ishte precize dhe e qartë. Kam folur për atë se duhet të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë dhe se një konflikt i ngrirë në të ardhmen do të mund të sjell përplasje të armatosura, gjë që nuk e dëshiron askush”, ka thënë Vuçiq, përcjell B92.net të premten.

Advertisement

Sipas tij, për Serbinë është e rëndësishme të ruajë politikën e paqes.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like