Vuçiq me kërkesa ndaj Lajçakut: Duam Asociacion, zgjedhje ne veri, jo provokime të reja nga Kosova

Estimated read time 2 min read

Ka përfunduar takimi mes emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

Drejtori i Zyrës qeveritare të Serbisë, për Kosovën, Petar Petkoviq, ka njoftuar se ky takim që zgjati më shumë se një orë “nuk ishte siç e quan aspak i lehtë, dhe se nikoqiri i foli mysafiriit për domosdoshmërinë për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nga ana e Kosovës, pastaj mbajtjen pa ndonjë shtyrje të zgjedhjeve për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës, si dhe çështjen më aktuale për momentin e që është vendimi nga ana e autoriteteve kosovare për heqjen nga përdorimi të valutës serbe dinarin, vendim ky që pritet të hyjë në fuqi më 1 shkurt”.

“Ne jemi palë përgjegjëse, të përkushtuar që të shohim në drejtim të normalizimit dhe që t’i përmbushim obligimet tona në dialog. Por e dini qysh, në mënyrë që kjo të zbatohet na duhet edhe pala tjetër e cila duhet t’i zbatoj obligimet e saj. Dhe në mënyrë që të shkojmë drejt deesklaimit ashtu siç ka kërkuar edhe Bashkimi Evropian po hasim në diçka tjetër”, tha Petkoviq.

Advertisement

closevolume_off
Për me tepër ai shtoi se “Prishtina, me hapa joligjor e siç i quan të dhunshëm po tenton që ta shkatërroj dialogun dhe ta sjellë në pyetje mbetjen e serbëve në Kosovë”.

Ndërkohë Lajçak, të martën do zhvillojë takime me krerët shtetëror të Kosovës. Kjo është vizita e tij e parë për 2024-ën si në republikën e Serbisë, ashtu edhe në atë të Kosovës.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like