Vuçiç: Nëse e njoh Kosovën, marr Çmimin Nobel për Paqe

Gjatë një konference shtypi në kryeqytetin Beograd të Serbisë, Vuçiçi vlerësoi deklaratat e kreut të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel, i cili ka thënë se “anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk do të realizohet derisa Serbia të njohë Kosovën”.
“Shpresoj që qëndrimi i administratës së re të SHBA-së të jetë i ndryshëm. Detyra jonë është të vazhdojmë politikën tonë”, u shpreh presidenti serb duke theksuar se kjo çështje, e cila është ngritur në rendin e ditës së Kongresit amerikan, “sigurisht” që nuk është në favor të Serbisë.

Ai tha se pret që Serbia të përballet me presione të mëdha.

“Këto presione kanë ekzistuar gjithmonë. Tani e shoh sa të drejtë kisha në deklaratat e mia lidhur me zgjedhjet amerikane. Unë e njoh Joe Bidenin më mirë se Donald Trumpin”, theksoi Vuçiçi.
Duke potencuar se ai do të mbrojë interesat e vendit të tij në çdo rrethanë, presidenti serb u shpreh i bindur se ai do të merrte Çmimin Nobel për Paqe nëse do të nënshkruante marrëveshjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Advertisement

Vuçiçi tha se Beogradi zyrtar është gjithashtu nën presion e Brukselit për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe se Serbinë e pret një periudhë e vështirë./Anadolu Agency

Advertisement
Advertisement

You May Also Like