Breaking News :

nothing found
11-06-2023

Vuçiç: Është e vështirë të flasësh me Shqiptarët

Advertisement
Aleksandar Vuçiç ka thënë se derisa ai të jetë president i Serbisë, deri në zgjedhjet e vitit 2022, nuk do të ketë njohje të Kosovës dhe se ky qëndrim nuk do të ndryshojë.

“Unë nuk e di se çfarë duhet të ndodhë për të ndryshuar kjo. Ne bëmë më të mirën. Ndoqëm një politikë të zgjuar, e shpëtuam Serbinë nga konflikti, nuk shpëtuam heroikisht jetën e atyre që duan të qëndrojnë në Kosovë. Ne kemi investuar në mbijetesën e tyre, pa rrezikuar paqen. Unë njoh mijëra njerëz që mezi presin ndonjë konflikt të ri dhe do të gjenin arsye të panumërta pse do ta donin atë. Dhe nëse ata do të pyeteshin nëse vëllai ose fëmija i tyre do të ktheheshin në arkivol nesër, atëherë do të ishte ndryshe”, i tha ai “Vecernje Novosti” të Beogradit.

Ai tha se Serbia u kujdes që të mos hyjë në konflikt me gjithë botën për shkak të politikës karshi Kosovës.

“Ne ndoqëm një politikë të vështirë, politikën serbe, mbrojtëm interesat kombëtare dhe u kujdesëm që të mos hynim në një konflikt me të gjithë botën dhe të mos kishim ndonjë konflikt të armatosur. Jo sepse jemi më të dobët, por sepse nuk është e nevojshme. Serbia ka nevojë për zhvillim”, tha Vuçiç.

Advertisement

Read Previous

Dy paga minimale nuk mjaftojnë për nevojat themelore mujore të një familjeje

Read Next

Tre persona në një veturë qarkullojnë rrugëve të Kosovës me flamur të Serbisë