“Vrasësi i 14 vjeçares mund të mos ekstradohet në Maqedoni”, ja kush thotë!

Estimated read time 2 min read

Ljupço Palevski – i dyshuari për vrasjen e Vanja Gjurçevskës dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, nëse ka avokat të mirë, mund ta ndërpresë plotësisht procedurën e ekstradimit, pretendon avokati, përcjell “Faktor.mk”.

Sipas ekspertëve, të cilët duan të mbeten anonim për shkak të ndjeshmërisë së rastit, Palevski mund të qëndrojë në Turqi për muaj, madje edhe vite.

“Nëse ka një avokat të mirë, para së gjithash mund të mos pranojë të ekstradohet në vend duke pretenduar se është i përndjekur politik në Maqedoni dhe përveç kësaj ai shumë lehtë do të sigurojë prova nga deklaratat eksplicite të autoriteteve për atë”, thotë avokati i konsultuar nga mediumi.

Sipas të njëjtit burim, nëse bëhet fjalë për këtë, autoritetet turke do të duhet t’i kontrollojnë të gjitha pretendimet e tij, duke qenë se partia e tij është indirekt e përfshirë në të gjithë rastin, pra është përdorur një automjet zyrtar i partisë, dhe kategorikisht deklaratat shkojnë vetëm në favor të pretendimit se ai është viktimë politike në vend.

Advertisement

“Sigurisht që ka një mundësi që ai të pranojë ekstradimin, por nëse vendos opsionin tjetër, atëherë do të kalojnë muaj para ekstradimit të tij në vend”, thotë avokati.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like