VMRO: Rezoluta është mundësi që partitë të bashkohen rreth interesave të shtetit

Estimated read time 1 min read

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, nëpërmjet një kumtese për media thekson se rezoluta për negociatat me Bullgarinë, është mundësi e rrallë që të gjitha partitë të bashkohen rreth interesave shtetëror.
Ata thonë se rezoluta që do ta dorëzojnë në Kuvend, nuk është tekst partiak, por është e bazuar në definicione dhe qëndrime të shoqërisë dhe autoriteteve arsimore. “Ne do të bisedojmë me të gjitha partitë politike, pasi mendojmë që Maqedonia duhet të ndërtojë qëndrime të forta, sidomos duke pasur parasysh se Bullgaria tashmë ka rezolutë për Maqedoninë”, thonë nga VMRO.

Advertisement

Ata thonë se “shqetësues janë qëndrimet e LSDM-së dhe BDI-së për mospranimin e rezolutës”, pasi siç theksojnë, lënë hapësirë për dyshime se përgatisin tregti me identitetin, gjuhën dhe historinë./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like