• 18-10-2021

VMRO: Problemi me bullgarinë është vetë Zaevi

Kryeministri Zoran Zaev është vetë problemi me Bullgarinë. Në këtë mënyrë, VMRO DPMNE-ja ironizoi me deklaratën e Zaevit, i cili ditë më parë tha se nuk e dinte se ku qëndron problemi me Bullgarinë. VMRO-DPMNE akuzoi Zaevin se për shkak të interesave ekonomike ka prishur imazhin e shtetit dhe ka shitur interesat kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë së Veriut.

 

 

 

 

“Vetë problemi nuk mund ta shohë se ku është problemi. Problemi me Bullgarinë është Zoran Zaevi dhe koncesionet e tij. Zaev ka premtuar dhe garantuar për identitetin dhe të mira ekonomike në kurriz të tij. Problemi i Maqedonisë është vetëm fakti se Zaev ka prishur imazhin e shtetit në nivel ndërkombëtar, ka koncesione ndaj interesave shtetërore dhe kombëtare si dhe me çdo prononcim krijon problem të ri dhe prish pozicionet e Maqedonisë’ deklaroi Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

 

 

 

 

Zaev ditë më parë deklaroi se është i gatshëm t’i fshinte mbishkrimet në tabela se bullgarët ishin fashistë. Por, kundërshtari i tij politik Hristijan Mickoski thotë se një hap i tillë përbën falsifikim të historisë.

“Ndërsa unë jam i gatshëm, menjëherë pas fitores me popullin, t’i përmirësojmë të gjitha gabimet tuaja historike dhe të kundërligjshme. Kthimi i tabelave të cilat reflektojmë të vërtetën historike, e që Zaev do t’i ndryshon, do të jenë gabimet e para të cilat do t’i përmirësojmë’ pohoi Hristijan Micksoki, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

 

 

 

 

Ndryshimin e tabelave në të cilat ndodhen mbishkrimet “okupatorët fashistë bullgarë” parashikohet në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë të nënshkruar nga kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në gusht të vitit 2017./ALSAT

Read Previous

Gashi: Alternativa është aset kombëtar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut (Video)

Read Next

Rrëfimi i kosovares që lindi në Zvicër, për temë diplome e mori historinë e familjes Jashari

%d bloggers like this: