Breaking News :

nothing found
30-03-2023

Video prekëse, qeni “përlotet” teksa dikush i jep për të ngrënë

Advertisement

Videoja e një qeni të uritur, që duket se përlotet, fill pasi dikush i jep diçka për të ngrënë ka tërhequr vëmendjen e rrjetit, teksa njerëzit luten që dikush t’i sigurojë një strehë.

Qeni u vu re të endej përgjatë një parku në qytetin e Jinzhong-ut në Kinë dhe pamjet prekëse tregojnë se si me putrat e tij të bashkuara duket se lutet që ta ushqejnë.

Një grua ndalon, del nga makina dhe i jep një salsiçe. Të nesërmen, ajo e viziton sërish dhe qeni ia del ta njohë dhe të vrapojë i lumtur drejt saj, teksa tund bushtin i entuziasmuar.

Top Channel

Advertisement

Read Previous

Zeka tregon se a do të jetë kandidat i PDK-së për deputet

Read Next

Osmani: BE-ja bëri gabim! Opozita kërkon përgjegjësi për shtyrjen e negociatave