• 28-11-2021

Vetëvendosje: “Qeveria e Grenellit” duhet të shkarkohet, vendit i duhet Qeveria Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar sërish që vendi të shkojë në zgjedhje të re parlamentare.

LVV thotë se zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një tregues tjetër për domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Zgjedhjet në ShBA janë një tregues tjetër për domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. Qeveria e Grenellit, e zotimeve të një kryeministri të paligjshëm duhet të shkarkohet sa më parë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Sipas LVV-së, vendit i duhet një qeveri e re, legjitime.

“Vendit i duhet një qeveri e re, me legjitimitet të plotë për të dalë nga kjo krizë e shumëfishtë me të cilën po përballet vendi. Vendit i duhet Qeveria Kurti.

Theksojmë se kreu i LVV-së, Albin Kurti publikisht kishte ftuar shqiptarët në SHBA që të votojnë kandidatin Joe Biden për president të SHBA-së./Telegrafi/

Read Previous

Pompeo zbarkon në Turqi: Duhet të bindim Erdoganin që të tërhiqet

Read Next

Ngec padia ndaj Bashkisë së Shkupit për ajrin e ndotur

%d bloggers like this: