• 21-04-2021

Vendosen 41 flamuj për 41 dëshmorët e rënë në kufirin Kosovë-Shqipëri

Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, bashkë me disa nga ish-luftëtarët e tjerë të UÇK-së, sot në prag të 28 Nëntorit, kanë vendosur 41 flamuj në kufirin Kosovë-Shqipëri për 41 dëshmorët e rënë në këtë vend.

“Sot me bashkëluftëtarë i vendosëm 41 flamuj kombëtar në shenjë nderimi për 41 dëshmorët e rënë në kufirin shqiptaro-shqiptar”, shkroi Qeriqi, njofton Klan Kosova.

Ai ka publikuar edhe videot derisa vendosen flamujt për nderimin e bashkëluftëtarëve.

Read Previous

Radev thotë se Borisov dhe Zaev bëjnë “teatër”

Read Next

Filipçe: Covid-19 ka arritur pikun, situata po stabilizohet

%d bloggers like this: