Vdes veterani i arsimit dhe UÇK’së

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka vdekur veterani i arsimit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramiz Sadik Jashari nga Aqareva e Skenderajt.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët nëpër rrjete sociale. “Njoftojmë të afërmit, miqtë, shokët e dashamiret, se sot në oret e mëngjesit, ka ndërruar jetë baba, axha, familjari, më i dashuri jonë, veterani i arsimit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves Ramiz Sadik Jashari”. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e fshatit Aqarevë të Skenderajt, në orën 17:30./GazetaMetro/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like