• 20-04-2021

Vdes kreu i kishës Ortodokse Serbe, Irinej

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Irinej u shtrua në një spital ushtarak të Beogradit gjatë mbrëmjes së 4 nëntorit, pasi më parë kishte dalë pozitiv në COVID-19.

Kisha Ortodokse Serbe njoftoi më 17 nëntor se gjendja e patriarkut ishte stabile dhe e qëndrueshme, por më pas, më 19 nëntor, Kisha Ortodokse konfirmoi përmes një deklarate se gjendja e Irinejt ishte përkeqësuar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkroi në llogarinë e tij në Instagram se ishte i nderuar që e njohu patriarkun. “Njerëz si ju kurrë nuk largohen”, shkroi Vuçiq me një foto bardh e zi të Patriarkut Irinej.

Më 1 nëntor, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, udhëhoqi funeralin dhe liturgjinë para varrimit të Metropolitit Amfilohije të Malit të Zi, e cila u ndoq nga mijëra besimtarë. Metropoliti Amfilohije ndërroi jetë më 30 tetor për shkak të ndërlikimeve të shkaktuara nga koronavirusi./REL/

Read Previous

Vaksina kundër COVID/ Vendet e BE-së do të ndihmojnë Ballkanin Perëndimor

Read Next

Filipçe: Punonjësit shëndetësor janë të stërlodhur, duhet t’i mbështesim

%d bloggers like this: