• 06-12-2021

Vdes kirurgu Vlladimir Koçoski nga spitali në Strugë

Kirurgu nga Struga, Vlladimir Koçoski vdiq në klinikat e Shkupit nga ndërlikimet e shkaktuara nga KOVID-19.

Informacionin e konfirmoi drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Strugë, Muhamed Asani, i cili shprehu keqardhje për humbjen e madhe të kolegut dhe profesionistit të madh.

“Doktor Koçoski nga KOVID-19 u mjekua në Spitalin e Strugës, pastaj u transportua në Klinikën Infektive në Shkup, ku u mjekua për gati tre javë. “Pasi mori test negativ të koronavirusit, gjendja e tij u përkeqësua dhe ai vdiq nga ndërlikimet e shkaktuara nga virusi,” deklaroi Asani.

Koçoski është viktima e parë e KOVID-19 nga personeli mjekësor në Spitalin e Strugës, ndërsa dje nga mjekimi nga Klinikat e Shkupit u kthye doktor Zoran Kostojçinoski dermatolog në spital.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, siç informoi drejtori, për momentin rreth 20 persona të personelit mjekësor janë pozitivë për KOVID-19.

Read Previous

Legalizimi i veturave të huaja, shteti arkëton mbi 20 milionë euro

Read Next

Enver Maliqi – Cilët janë bizneset me të cilat ai u rëndit ndër më të pasurit në vend?

%d bloggers like this: